Një person goditet me thikë nga dy persona të tjerë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur që një person është goditur me thikë nga dy persona të tjerë.

Ngjarja ka nodhur në Fushë Kosovë ku viktima i ka raportuar policisë që është sulmuar fizikisht pastaj edhe është goditur me thikë nga dy të dyshuarit që tanimë ndodhen në arrati.

Viktima më pas është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht dhe është goditur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme