Një person plagoset me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë sot rreth orës 15:30.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia tashmë e ka identifikuar një person si të dyshuar për këtë rast dhe është vënë në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”.

Të ngjashme