Një person sulmon dy zyrtarë policorë në Kaçanik

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.

Rasti ka ndodhur të martën në Kaçanik në orën 23:35.

“Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raport.

I dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia.

Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme