Një person sulmon fizikisht anëtarët e familjes në Ferizaj

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi për motive ende të panjohura kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive ende të panjohura dyshohet se kishte ushtruar dhunë  ndaj anëtarëve të familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme