Një person vdes dhe një lëndohet rëndë në një aksident në Isniq të Deçanit

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Më datën 23.12.2019 rreth orës 14:53 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në kumtesë.

Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ka qenë serioze.

“Deri të aksidenti ka ardhur për derisa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi”.

“Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.).Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme