Një pjesë e Prishtinës dhe Fushë-Kosova mbeten pa ujë, shkaku i rrymës

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe në një pjesë të Prishtinës.

KRU Prishtina ka thënë se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në “ITU Albanik”, është dashur të bëjë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë Kosovë dhe lagjet si “Kodra e Trimave”, “Arbëri” e “Kalabri”, deri në sanim të defektit nga KEDS/KOSTT-i.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit nga ana e KEDS/ KOSTT të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses”, thuhet në një njoftim të KRU “Prishtina”.

Të ngjashme