Një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë shkaku i punimeve

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike, shkaku i punimeve nga KOSTT-i. KEDS ka njoftuar se për shkak të montimeve të zbarrave 10 kV nga KOSTT-i, një pjesë e Prishtinës nuk do të ketë energji elektrike deri në ora 6 të mëngjesit. Rryma është ndalur pak para mesnatës.

Vendet që kanë mbetur pa energji elektrike janë: Qytetza Pejton 2, RTK, Kuvendi, Fakulteti Fizolofik, Objekti C7 dhe Ulpiana, Lagjja Dardania te Santeja, Lagjja e Muhaxherëve, Lagjja Kurrizi 1, Dardania BII, Hoteli Grandi, Qendra, rr.Fazli Grejçevci te Burgu, Ndërtesa e PTK, Termokosi, Ulpiana, Mikro III, Bena Af-i,një pjesë e Bregut të Diellit dhe Qendra tregtare.

Të ngjashme