“Një prej fytyrave më të vrazhda të hajnisë në Kosovë, quhet ProCredit Bank”

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti ka thënë se hajnia ka fytyra të ndryshme, mirëpo një prej fytyrave më të vrazhda në Kosovë quhet ProCredit Bank.

Hoti ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se në ProCredit Bank mirëmbajtja për një muaj kushton pesë euro. Dhe që kjo bankë ofron shërbime me palë vetëm deri në ora 15:00 dhe pse shumica e punonjësve punojnë deri në orën 17:00 e 18:00.

Për më shumë, shihni postimin e plotë të Shkodran Hotit:

Hajnia ka fytyra të ndryshme. Një prej fytyrave më të vrazhda në vendin tonë quhet ProCredit Bank.

Flasim:

– për një bankë ku mirëmbajtja e llogarisë kushton 5 euro në muaj pavarësisht a ke apo sa ke qarkullim;

– për bankën që shërbime me palë ofron veç deri në orën 15:00 gjatë ditëve të javës, kur shumica e atyre që punojnë kanë orar deri në 17:00 e 18:00;

– për bankën që çdo vit i djeg 1 ton fishekzjarre në përvjetorin e saj duke i shkaktuar dëm mjedisit, ndërkohë që të sugjeron që kur kryen transfere në bankomat të mos marrësh faturë në emër të mbrojtjes së mjedisit;

– për bankën që largoi nga puna qindra punëtorë, shumë nga të cilët janë në procese gjyqësore më të për shkak të mënyrës së largimit;– për bankën që i ka reduktuar maksimalisht pikat e saj në çdo qytet, e madje edhe numrin e bankomatave;

– për bankën me kamata super të larta të kredive…Krejt jo në Kosovën tonë të gjorë, ku përqindja e papunësisë dhe varfërisë janë me numra dyshifrorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme