Një punëtor në Prishtinë bie nga ndërtesa, pëson lëndime trupore

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar dje nga një ndërtesë në Prishtinë.

Policia ka thënë se menjëherë pas rastit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti kishte lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin është intervistuar pronari i kompanisë së ndërtimit.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në kryeqytet. 

Të ngjashme