Një punonjës i Postës preket nga Covid-19, izolohen edhe kolegët e tij

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës ka njoftuar se një punonjës i saj, në administratën qendrore, është infektuar nga Covid-19. Ai ka rezultuar pozitiv në test, pasditen e djeshme, dhe menjëherë i ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij.

“Të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollet shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e Postës.

“Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbimet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”.

Të ngjashme