Një qytetar nga Kaçaniku dorëzon në polici portofolin e gjetur

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 22-vjecar nga Kaçaniku e ka dorëzuar një kuletë me para dhe dokumente qe e kishte gjetur në rrugë.

Sipas njoftimit, pas verifikimit të pronarit, ajo i është kthyer një 68-vjecari, poashtu nga Kaçaniku.

Njoftimi i plotë:

Me datën 13.10.2021 rreth orës 11:55 një qytetar nga fshati Bob i Kaçanikut Fidan Dema i moshës 22 vjeçar , në rrugën “Ismajl Raka “në Kaçanik ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste qytetarit Beqir Koxha i moshës 68 vjeçar, nga Kaçaniku.

Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Beqir Koxhës i kthehen paratë 32.00 euro dhe dokumentet e tij ( patentë shoferi , letërnjoftimi dhe dokument tjera).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Fidan Demën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Të ngjashme