Një qytetar nga Kamenica vdes nga Coronavirusi, shënohet viktima e katërt nga ky qytet

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga komuna e Kamenicës ka humbur jetën pasi është prekur nga Covid-19. Ky është rasti i katërt nga kjo komunë që humb jetën pasi është prekur nga virusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.”, ka thënë ai.

“Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, shton ai.

 Në fund ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

Të ngjashme