Një qytetar paralajmëron sulm nëse nuk hiqet flamuri i Rugovës në Presidencë, thotë se ai është provokim

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar po kërkon të largohet flamuri i Dardanisë nga institucionet e Kosovës. Në të kundërtën, ai po paralajmëron prishje të qetësisë publike.

Ai po e quan provokim vendosjen e këtij flamuri në Presidencë,

Vendosja e flamurit të Dardanisë në Presidencë, në ditën kur Vjosa Osmani e mori edhe zyrtarisht detyrën e Presidentes së vendit, po i pengon një qytetari.

Ai po e quan provokim prezencën e flamurit të propozuar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova.

Ai ka komentuar në një postim të shpërndarë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidentja Osmani.

“Largone flamurin e Rugovës nga institucionet se nuk ju garantoj për qetësi publike. Ky gjest i Presidentes është më shumë provokues se sa dëshirë! Apeloj te kryeministri dhe kryetari I Kuvendit se keni përgjegjësi të gjithë bashkë nëse ndodh diçka! Ju garantoj se një veprim të tillë nuk do ta lejojmë qoftë çfarëdo çmimi që ka! Boll mo me provokacione të tilla”, ka shkruar qytetari.

Ndryshe, para pesë viteve i njëjti qytetar kishte hyrë në Kuvendin e Kosovës për ta larguar fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme