Një restorant në Shqipëri i befason klientët nga Kosova kur këta kërkojnë faturën

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Një restorant në Shqipëri i ka befasuar sot klientët nga Kosova. Në vend të faturës, ata kanë marrë nga lokali një tjetër letër.

Në letër, ata janë uruar për përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Restoranti i falenderon shqiptarët nga Kosova që e kanë mbajtur gjallë turizmin e Shqipërisë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

“I nderuar mik, turizmi Shqiptar në këtë kohë të vështira, u mbajt gjallë edhe falë Shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot ti s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruhet në letër.

Të ngjashme