Një shtetas kosovar e një i huaj rrahin dy policë në krye të detyrës

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë sulmuar fizikisht dy policë.

Njëri prej të arrestuarve ishte shtetas i Kosovës ndërkaq tjetri kishte shtetësi të huaj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas Kosovar, e tjetri shtetas i huaj pasi të njëjtit kishin penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilët ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme