Një vajzë dyshohet se është dhunuar në Fushë-Kosovë, arrestohet një person

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton për arrestimin e një personi pasi dyshohet se ka dhunuar një femër në Fushë Kosovë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Fushë Kosovë 17.09.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.

Të ngjashme