Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem i madh në kryeqytet. Shumë qytetarë janë bërë cak i sulmeve të tyre.

Së fundi një vajzë është sulmuar nga pesë qen në mes të ditës në qendër të Prishtinës.

Ngjarjen e ka treguar një familjar i viktimës në faqen “Network Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje NP,

Motra ime edhe pse është shumë e dashur ndaj qenve po edhe ka qenë në shtëpi si dhe shumicën e ditëve i ushqen duke shkuar në punë është sulmuar në qendër të qytetit nga 5 qenë më saktesisht tek Katedralja në mes të ditës.

Deri kur më kështu do të vazhdojmë ?

Po të ishte ndonjë femijë apo ndonjë grua shtatzënë në ato momente çfarë do të ndodhte?

Këto ngjarje të fundit duhet ti marrim me seriozitet me të madh!!

Para kësaj ngjarje ishin edhe shumë fëmijë të tjerë të sulmuar.

Kësaj radhe ishte motra ime, po herën tjetër fëmija, motra, gruaja e kujt do të jetë?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme