Një vdekje dhe 40 raste të reja në zonat e banuara me serbë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 40 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në zonat e banuar me serbë në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur si rezultat i këtij virusi.

Kjo u bë e ditur nga shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.
201 raste të koronavirusit aktualisht janë aktive në zonat e banuara me serbë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, gjithsej 154 persona kanë vdekur nga infeksioni me koronavirus në këto zona, 21 mijë e 585 persona janë testuar dhe virusi është konfirmuar në 6 mijë e 280 pacientë.

Të ngjashme