Një veterani i përkeqësohet gjendja shëndetësore në protestë, përfundon në emergjencë

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Një veterani të UÇK-së i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në protestën e sotme.

I njëjti është dërguar për në spital.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora ka thënë se pacienti është pranuar në gjendje konfuze, por se s’ka pasur ndonjë lëndim.

“Po, është pranuar një veteran një gjendje konfuze. Tash do t’ia bëjmë një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora për express.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ju ka bërë thirrje që të qëndrojnë në oborr të Kuvendit.

Kjo pasi në orën 13:00 vazhdon seanca plenare.

“Kërkoj që të qëndroni ju, sepse në orën 13:00 fillon prapë seanca dhe nuk duhet të largohemi. T’i tregojmë këtij pushteti se pa pjesëmarrjen tonë dhe ndryshim të ligjit, nuk është protesta jonë e fundit”, ka thënë Klinaku.

Të ngjashme