Një viktimë dhe 28 raste të reja me Covid-19 në vend

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundi një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë.

Viktima i konfirmuar si i infektuar me SARS CoV-2 pozitiv është një 76 vjeçar nga komuna e Prizrenit.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus janë infektuar 28 persona teksa janë shëruar 133 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

Të ngjashme