Një viktimë dhe 38 raste të reja me Coronavirus në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

38 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë dhe një person ka vdekur.

Lajmin e ka bërë me dije epidemiologu serb, Aleksandër Antonijeviq.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se i ndjeri është nga Zubin Potoku.

Në tre javët e fundit të testimit, pra nga 18 qershori, janë regjistruar 285 persona të infektuar rishtazi me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme