Një vit e tre muaj burgim për vrasje në tentativë në Pejë

Pejë | 17 Maj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënuar për të dyshuarin D.M, për “vrasjen e mbetur në tentativë”, ndërsa nga akuza janë liruar dy të dyshuarit e tjerë A.I dhe F.K për veprën “lëndim i lehtë trupor”.

I dyshauri D.M është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim prej 15 muajve pasi që në shtator të vitit të kaluar, në ora 22:17, për shkak të mosmarrëveshjes mes pandehurit dhe të dëmtuarit A me ka dashur ta privojë nga jeta A.B, gjersa ishin brenda kafiterisë i pandehuri A e godet D me grushte në pjesën e djathtë të nofullës dhe ik me vrap nga lokali.

Më pas A dhe D e ndjekin nga pas dhe bërtasin me zë “ndal ti kush je?”, mirëpo ai vazhdon të vrapojë, më pas i dëmtuari nxjerrë nga çanta pistoletën dhe e gjuan, ku plumbi godet pjesën e prapme të kokës dhe pas disa metrave rrëzohet, me ç’rast D.M e godet dy herë me pistoletë në pjesën e prapme të qafës dhe largohen nga vendi i ngjarjes, njofton Prokuroria Themelore në Pejë.

I dyshuari pos dënimit me burgim ka marrë edhe gjobë prej 500 eurosh, ku detyohet ta shlyer në afat prej 90 ditësh, në të kundërtën i zëvendësohet masa me burgim, çdo 20 euro një ditë burgim, apo 25 ditë burgim.

Të pandehurit A.I dhe F.K janë liruar nga akuza për lëndim të lehtë trupor.

Të ngjashme