Një vit pa të atin që ia dërguan në Hagë, reagon djali i ish-presidentit

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Një vit pas arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, djali i tij Endriti ka shpërndarë një foto me të.

Ai ka publikuar një fotografi që ishte realizuar ditën që Thaçi ishte nisur drejt Hagës.

Sipër kësaj fotografie, ai e ka vendosur datën 5 nëntor 2020. Para kësaj fotografie, ai e ka postuar edhe një me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Ndryshe, që nga ajo ditë, Thaçi po vazhdon të mbahet në paraburgim.

Të ngjashme