Një vit më parë, protestë gjithëpopullore në përkrahje të Haradinajt

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 11:03 | Nga

Sot bëhet një vjet që nga protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes në Francë, të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, ishte protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme