Njëmbëdhjetë të vdekur dhe 478 raste pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 15:29 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë 1500 mostra , 478 kanë rezultuar pozitive dhe 11 raste të vdekjeve, ndërsa janë shëruar 690 persona, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, Ramadani ka theksuar se Prishtina prin me 205 raste.

“Këshilloni këdo që shihni që nuk i përmbahet rekomandimeve. Mos nënvlerësoni virusin. Respektoni distancën. Ne punëtorëve të shëndetësisë na ndihmoni pak ne ju ndihmojmë shumë. Së bashku të shpëtojmë jetë”, tha Ramadani në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Të ngjashme