Njëri nga punëtorët e plagosur po trajtohet në Intensivë, QKUK flet për gjendjen e tyre

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Një tentimplaçkitje e parave ka lënë të plagosur dy punëtorë të një kompanie të sigurimit, dje në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

Punëtorët e plagosur janë dërguar për mjekim në QKUK në Prishtinë, njëri nga ta po trajtohet në Intensivë ndërsa tjetri në Kirurgji Torakale.

Zyra për Informim e QKUK-së konfirmoi për Express se aktualisht gjendja e tyre është stabile.

“Zyra per informim ju njofton se njeri nga te plagosurit eshte ne Intensive, pas intervenimit kirurgjik nga kirurget torkal. Sipas mjekeve per momentin ka gjendje stabile. Ndersa aktualisht tjetri eshte ne Kirurgji Torakale, i cili po vazhdon trajtimin jashte rrezikut”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, policia dha sot detaje të reja për rastin, me ç’rast u bë e ditur se kamioneta në të cilën ndodheshin të dyshuarit që tentuan vjedhjen e parave nga automjeti që i transporton ato, është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre.

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme