Njeriu që merrë mbi 48 mijë euro pagë vjetore tallet më mësuesit që s’kanë para për dru e turshi

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Besnik Bislimi është ndër zyrtarët me të ardhura më të larta në vend. Ai së bashku me gruan e tij kanë të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro. Duke u gjendur në këtë luks zëvendëskryeministri duket se nuk i kupton hallet e mësimdhënësve që kanë mbetur pa para për shkak se Qeveria nuk ka ekzekutuar pagesat e grevistëve. Ai madje edhe u tall më ta.

Sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga kuvendi ku ishte ftuar për raportim para deputetëve nuk ka dashur që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane t’i bëjnë pyetje që lidhen me temën kryesore të ditëve të fundit në Kosovës – lënien e punëtorëve të arsimit pa paga të shtatorit. Ai edhe u tall me problemet e mësimdhënësve, raporton Insajderi.

“Mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s’kanë pare. Kanë me ble dru s’kanë pare”, tha Bislimi.

Por, përderisa ai po tallet më grevistët që u lanë nga Qeveria Kurti pa pagë, vetë si zëvendëskryeministër merr pagë vjetore 18 mijë e 788 dhe mëditje 3 mijë e 700 euro.

Ndërsa, për punën si profesor asistent në Universitetin Amerikan në Kosovë(AUK), Bislimi merr pagë vjetore 29 mijë e 533. Edhe bashkëshortja e Bislimit merr pagë vjetore në AUK 28 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Bislimi ka deklaruar 215 mijë euro kredi për renovim në emër të bashkëshortes.

Ndryshe Ministria e Financave, nuk i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve grevist të premten kur edhe I kanë ekzekutuar pagat e punëtorëve tjerë të punësuar në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e arsimit kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi ndaj ministrit Hekuran Murati, dhe do të ndërmarrin masa tjera nëse pagesa nuk bëhet sot.

Të ngjashme