Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, rri në gjendje gatishmërie për nesër

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Burime të Klankosova.tv brenda policisë bëjnë më dije se Njësia Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë ky burim.

Duket se Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi Klankosova.tv ka siguruar edhe një video ku shihen autoblindat e kësaj njësie të Policisë së Kosovës teksa qarkullojnë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Të ngjashme