Njësitë e FSK-së po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Pas tërmetit në Shqipëri ku deri më tani janë raportuar 20 viktima dhe qindra të plagosur, në orët e para të ditës janë nisur ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmë të prekurve të tërmetit.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës përmen një njoftimi në Facebook ka treguar se njësitë e FSK-së janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Njësitë e FSK-së, po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit me të gjitha kapacitetet, në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri”!

Në media u raportua se qeni që ishte pjesë e ekipit të FSK-së ka shpëtuar 3 njerëz të cilët gjindeshin në gërmadhe të një ndërtese.

Në ndimë Shqipërisë përveq Kosovës i kanë dalë edhe shumë shtete të tjera, duke përfshirë ato të rajonit dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, poashtu shuëm lider dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga Kosova kanë shprehur solidaritetin me popullin në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme