Njoftim i rëndësishëm për fermerët e komunës së Rahovecit

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

DBPZhR, njofton fermerët për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e  granteve mund t’i kryejnë në  këtë drejtori deri me 26 Qershor 2019.

Fermer të nderuar të komunës së Rahovecit, ju njoftojmë se për herë të parë në komunën e Rahovecit përkatësisht DBPZhR, ka bërë të mundur kryerjen e shërbimeve  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande në Ministrinë e Bujqësisë. Zyra për kryerjen e shërbimeve  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande gjendet në DBPZhR.

Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit thotë se si drejtori ne kemi pranuar kërkesa nga fermerët për hartimin e projekteve dhe kompletimin e dokumentacioneve dhe njofton fermerët se kjo periudhë do të zgjat deri me datë 26 Qershor 2019

Drejtori Duraku shprehet se arsyeja se pse mund ti pranojmë kërkesat e fermerëve deri me 26 Qershor 2019, është se zyrtarëve të cilët merren me  për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande u duhet kohë për ti përgatitur të gjitha dokumentet. Kurse fermerët të cilët i përgatisin vet hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin për grande, mund të aplikojnë në zyrat e AZHB-së deri me 01.07.2019.

Të ngjashme