Njohësi i së drejtës Kushtetuese: Thaçi mund të vazhdojë të jetë President edhe pas konfirmimit të aktakuzës

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i së drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka shpjeguar procedurat se çfarë ndodh me postin e Presidentit nëse këtij të fundit i konfirmohen aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Smaka sqaron se si mund të bëhet kalimi i kompetencave tek Kryetari i Kuvendit dhe shpjegon procedurën.Ai tutje qartëson se edhe nëse kundër tij do të ngritet aktakuzë penale e plotfuqishme ai nuk është i obliguar detyrimisht të japë dorëheqjen.

“Nëse kundër Presidnetit aktual të RK-së do të ngritej aktakuzë penale e plotëfuqishme , do të mund të ndodhte qe ai të paraqiste dorëheqjen nga posti i Presidentit. Që do të thotë se nuk do të ishte detytimisht i obliguar për ta ofruar dorëheqjen e vetë, përderisa, çfarëdo aktakuze, juridikisht është hipotezë, që mund të konfirmohet me aktgjykim dënues përfundimtar por mund të ndodhë edhe e kundërta çfarë ishte rasti me z. Ramush Haradinaj-n. Deri në rastin më të keq të mundshëm të shpalljes përfundimtare fajtor dhe të caktimit të dënimit, kush do pra, aq më parë Presidenti , konform me parimin e inocencës , do të konsiderohej i pafajshëm. Zgjidhja e tillë kushtetuese shprehimisht i referohet gjendjes shëndetësore por , konform me Analogia Juris-in dhe Analogia Legis-in , do të mund të trajtohej edhe situata e ndalimit – arrestimit eventual të Presidentit për një periudhë të caktuar”, u shpreh ai.

Smaka sqaron se kalimi i kompetencave të Presidentit në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me shkrim dhe tregohet periudha dhe shkaqet e kalimit të këtyre kompetencave.Ai thotë se Presidenti mund ta rifillojë sërish ushtrimin e detyrës pas skadimit të shkaqeve penguese për periudhën e caktuar kohore.

“Kalimi i kompetencave të Presidentit në atë të Kryetarit të Kuvendit bëhet me urdhër shkrimor i cili duhet të përmbajë periudhën dhe shkaqet e kalimit të përgjegjësive të tia. Urdhrin shkrimor Presidenti do të jepte fakultativisht nga se kalimin e përgjegjësive e bën vullnetarisht e jo imperativisht! Presidenti i RK-së do të rifillonte ushtrimin e funksionit të vetë pas skadimit të shkakut apo shkaqeve penguese për periudhën e caktuar.Nga momenti i tillë , Kryetarit të Kuvendit do t’i pushonte autorizimi i ushtrimit të funksionit të Presidentit”, ka thënë Smaka

Tutje Smaka thekson se ka raste edhe të kalimit vullnetar të përgjegjësive.

“Në rastin kur nuk ndodhë kalimi vullnetar i përgjegjësive , pas konsultimit me konsiliumin mjekësor , me shumicën e kualifikuar të votave të Kuvendit vendoset që Presidenti është përkohësisht i paaftë për t’i ushtruar funksionet e veta dhe Kryetari i Kuvendit të RK-së caktohet ushtrues detyre i Presidentit deri sa ai të jetë i aftë për ushtrimin e përgjegjësive të veta! Posti i ushtrimit të detyrës së Presidentit të RK-së nuk mund të ushtrohet për periudhë kohore më të gajtë se gjashtë muaj!”

Me 24 tetor ka përfunduar afati gjashtë mujor i Gjykatës Speciale për shqyrtimin e aktakuzave kundrejt presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë se 24 prill, Zyra e prokuroti të Specializuar në Hagë u ka dërguar Dhomave të Specializuara në Kosovë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim në të cilën akuzohen Presidenti Thaçi dhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Të ngjashme