Njohja e patent shoferëve të Kosovës, vjen reagimi i ambasadorit gjerman në Kosovë

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, është shprehur i lumtur pasi Këshilli Federal në Gjermani votoi për njohjen e patnet shoferëve të Kosovës.

Rhode ka shkruar ky është hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë .

“I lumtur të ndaj lajmin e mirë pas votimit të sotëm në Bundesrat. Patent shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tani njihen në Gjermani. Një hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë”, ka shkruar Rhode.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti

Të ngjashme