Norvegjia ia dhuron 100 respiratorë Qendrës Mjekësore të FSK-së

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 13:45 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Mjekësore e FSK-së është furnizuar me 100 respiratorë të rinjë, donacion nga shteti norvegjez, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar Norvegjinë për ndihmën, duke shtuar se donacioni kap vlerën e 1 milion eurove.

“Kam nderin të pranoj donacion nga Norvegjia, këtë donacion shumë të çmuar sidomos tani kur po përballemi me pandeminë Covid-19”.

“Falënderoj shtetin e Norvegjisë, donacioni përfshin 100 respiratorë dhe kap vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe trajnimin e stafit”.

“Do të kemi edhe komponente tjera për mbështetje ushtarake e autoritete civile”.

I pyetur nëse këto pajise do të përdoren për të infektuarit me Covid-19 në QKUK, Mehaj tha që në rast nevoje mund të ndodh një gjë e tillë, por që në parim ato janë për FSK-në.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka garantuar se do të vazhdojë mbështetja për Kosovën në menaxhimin e pandemisë, raporton EO.

“Është mbështetje për FSK-në, ne do të ofrojmë edhe trajnime për FSK-në”.

“Faleminderit shumë për ftesën dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen”, ka thënë ambasadori i Norvegjisë”.

Të ngjashme