Norwegian Air lanson linjën direkte Stokholm-Prishtinë-Stokholm

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shtuar edhe një linjë direkte në listën e destinacioneve të shërbyera.

Që nga nesër, Norwegian Air do të lansojë linjën Stokholm-Prishtinë-Stokholm e cila do të shërbehet çdo të marte. Nisjet nga Stkoholmi do të bëhen në ora 10:15 me arritje në Prishtinë në ora 13:35, ndërkaq nisjet nga Prishtina do të bëhen në ora 14:25 me arritje në Stkoholm në ora 18:00 kohë lokale.

“Ne në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për të shtuar linja të reja në mënyrë që të ofrojmë mundësi sa më të favorshme për udhëtarët tanë” – deklaroi me këtë rast Haldun Firat Kokturk, drejtor gjeneral i Limak Kosovo International Airport J.S.C.

Kompania ajrore Norwegian është një ndër kompanitë më të vlerësuara në Evropë që operojnë më kosto të ulët e cila fluturon në mbi 150 destinacione të ndryshme të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme