Notarja e njohur Lucy Meyer bën thirrje për investimin në fëmijët me aftësi të kufizuar në Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka kënaqësinë të kumtojë përmbylljen me sukses të vizitës tre-ditore të medalistes së fyshitë të artë në sportin e notit në kuadër të Lojërave Spciale Olimpike, Lucy Meyer.

Lucy Meyer është ambasadore e fëmijëve me aftës të kufizuar në mbarë boën, dhe është fëmijë që jeton me paralizë cerebrale. Përkundër kësaj ajo ka arritur në majat botërore në sport duke trimfuar duy herë me medalje të artë në not. Kjo falë angazhimit të saj dhe mbështetjes që ka marër nga familja dhe miq ë fmëijëve me aftësi të kufizuar.

Përgjatë qëndrimit të saj tre ditor, Lucy e shoqëruar me familjes e saj si dhe nje delegacion të zyrës së Fondit tëe UNICEF në Amerikë, ka vizituar dy shkolla publike fillore në të cilat janë të in tegruar fëmijët me aftësi t ëkufiozuar, shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë si dhe shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë. Po ashtu Lucy dhe ekipa e saj në bashkëpunim dhe përcjellje të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, kanë realizuar disa vizita në familjet e fëmijeve me aftësi t ëkufizuar në Kosovë si dhe takime me prindë dhe fëmijë në organizatën HANDIKOS.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z.Murat Sahin ka theksuar se vizita e Lucy Meyer në Kosovë është një rast i mirë për të reflektuar mbi atë cka mund të arrihet nëse investohet në fëmijët me aftës të kufizuar. “Aty ku ju mund të shihni aftësi të kufiuar ne si UNCEF shohim mundësi. Dhe Licy Meyer është dëshmia e gjallë për këtë. Fëmijët me aftës të kufizuar mund të arrijnë potencia;lin e plotë të tyre nëse ne të gjityë së bashku i mbështesim dhe invesotjmë për ta”, tha Shahin.

Nga ana tjetër, Lucy Meyer tha se ajo dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar fëmijët që jetojnë me aftësi të kufizuara. “Fëmijët janë njerëzit e mi të preferuar, veçanërisht fëmijët që jetojnë me aftësi të kufizuara. Fëmijët duhet të kenë mundësi të njëjta për të përjetuar saktësisht të njëjtat gjëra “, tha ajo.

Së bashku me Lucy Meyer, shefi i zyrës së UNICEf dhe koordinatorja për zhvillim në Misionin e Kombev e të Bashkuara në Kosovë kanë takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Phillip Kossnet,dhe i cili u takua edhe me të rinjtë që përfaqsojnë fëmijët me aftës të kufizuar në Kosovë për të disktuar në lidhje me investimet e mundshme për fëmijët që jketojnë me aftësi të klufizuar.

UNICEF mbetet i përkushtuar që të garantojë gjithpërfshirje të fëmijëve pa dallim, dhe kjo nënkupton edhe përfhirsje sa më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufixzuar në jetën publike dhe shqopërore, në edukim, qasjen e tyre në shërbime cilësore shëndetësor edhe sociale dhe mbi ë gjitha në të gëzuarit e të drejtës për të qenë të lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme