NPB-ja ia jep Shoqatës së të Verbërve një lokal në shfrytëzim pa qira

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv Hajdar Hoxha ka pritur në takim përfaqësuesit e Iniciativës së Pavarur të të Verbërve të Kosovës për të nënshkruar kontratën për dhënie në shfrytëzim të një lokali.

Hoxhaj pas shqyrtimit të kërkesës së IPVK-së ka vendosur që në shenjë mbështetjeje t’ju lejojë në shfrytëzim në afat prej një viti një lokal në lagjen Dardania pa qira.

“Kështu do t’ju mundësohet qasje më e lehtë të gjithë atyre që u shërben kjo organizatë”, thuhet në një postim në Facebook nga NPB.

Ndërmarrja Publike Banesore, thuhet aty, edhe në të kaluarën ka përkrahur Organizata të profilit të ngjashëm ndonëse IPVK është organizata e parë e kësaj natyre.

“NPB do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdeset për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme