NPB-ja transformon 50 hyrje të banesave të vjetra, synohet rregullimi i 500 syresh

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Para një viti, ishte përuruar hyrja e parë model në një prej ndërtesave të vjetra të kryeqytetit.

Prej atëherë, Ndërmarrja Publike Banesore ka rregulluar edhe 50 hyrje të tilla në disa lagje – Qendër, Ulpianë, Dardani e Breg të Diellit, raporton “038” në KTV.

Banorët e hyrjeve të rinovuara janë të kënaqur me ndryshimet që janë bërë.

Pagesa mujore prej 6 eurosh për mirëmbajtje thonë se është e arsyeshme.

Investimi fillestar që përfshinë dyert dhe dritaret e hyrjeve, interfonët, ndriçimin, kangjellat, fasadimin e kabllimin, kryhen nga ndërmarrja, ndërsa banorëve u mbetet vetëm pagesa e mirëmbajtjes mujore.

Kjo ka bërë që numri i kërkesave në pritje të shkojë në mbi 150.

Ky projekt që ka hyrë në vitin e dytë, parasheh rregullimin e rreth 500 hyrjeve për 4 vjet.

Për të arritur këtë NPB-ja, po planifikon shtimin e kapaciteteve.

Aktualisht, punëtorët e ndërmarrjes janë duke punuar në rehabilitimin 10 hyrjeve njëkohësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme