Nuhiu: Në Kosovë prezent llojet e ndryshme të drogave

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 10:43 | Nga

Sot shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave.

Shefi i Sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në Drejtorinë e Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bajram Nuhiu, tha se Drejtoria e Antidrogës në Policinë e Kosovës po punon në parandalimin e përdorimit të drogave.

“Ka nevojë që Kosova të shtojë aktivitetet për parandalimin e drogave”, tha ai sot në RTK.

Ai bëri me dije se në Kosovë, janë prezentë disa lloje të drogave si: marihuana, kokaina, heroina dhe ekstazë. “Në vitin e kaluar kemi pasur rreth 1900 kg të llojit marihuanë të konfiskuar, për heroinë ka rënie të saj, kurse ka shtim të rasteve të kokainës”, theksoi ai.

Sipas tij mosha 20 deri në 35 vjeçare është më shumë ajo që ka të bëj me frekuentimin e drogave. Sipas tij Policia e Kosovës, po organizon aktivitetin “Stop Drogave”, në shkolla e cila ka rezultuar me sukses.

Të ngjashme