Nuk do jetë Arben Vitia: Ky pritet të jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Sot pritet të bëhet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës brenda Qeverisë, ai pritet të jetë kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

Klankosova.tv e ka kontaktuar mbrëmë Latifin, i cili as nuk e mohoi, as nuk e pohoi.

“S’kam koment”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar.

Të ngjashme