Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte marrë me qira veturën me targa vendore, dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Agim Ramadani.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.