Nuk është vetëm Kujtimi nga Maqedonia, një prej terroristëve është nga Kosova

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, i dyshuari kryesor, i cili me sa duket kishte njoftuar aktin në internet, tani është identifikuar.

Sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

Gazeta austriake “Heute” shkruan se në kërkim janë 12 të dyshuar, në mesin e të cilëve edhe shqiptarë nga Kosova.

Në mes të korrikut, 20-vjeçari i dyshuar për sulmin thuhet se kishte udhëtuar në Sllovaki me një mik për të marrë municion për pushkën e tij sulmuese AK47 (“Kalashnikov”).

Makina raportohet se i përkiste nënës së njërit prej kontakteve të shumta të dyshimta (një person me prejardhje nga Kosova ), grup ky që sipas Heute me vite ishin njohur si radikalë.

Kjo gazetë shkruan se tashmë është bërë kërkimi në shtëpitë e disa të dyshuarve në Vjenë.

Më i riu nga të dyshuarit raportohet se është 16 vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme