Nuk i mjaftoi dhuna ndaj gruas, rrahin edhe mikun

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se pardje në Prishtinë ka ndodhur një rast dhune në familje.

Burri ka sulmuar gruan e tij dhe vëllanë e saj fizikisht së bashku me të atij e tij.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi  nga njësitë policor që ju ka përgjigj rastit.

Lidhur me rastin me datën 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve bashkëshorti i viktimës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme