Nuk i respektoi masat, mbyllet lokali që menaxhohet nga deputetja e VV-së

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke mbyllur çdo lokal i cili nuk është duke respektuar masat anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e këtyre lokaleve që është mbyllur në Prishtinë është edhe ai që menaxhohet nga deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.

Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit në fjalë i është vënë dryni, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta ka siguruar edhe fotografi, ku shihet letra e vendosur në derën e këtij lokali, e ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme