Nuk ka anulime të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, vetëm vonesa

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, përmes një njoftimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se në aeroportin e Prishtinës nuk ka anulime të fluturimeve, por vetëm disa vonesa.

Krasniqi tha se këto vonesa po ndodhin si pasojë e kushteve jo të mira atmosferike.

Postimi i plotë:

Fluturimet në ANP “Adem Jashari” po realizohen përkundër reshjeve të panderprera të borës, me vonesa në disa prej tyre si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, gjegjësisht dukshmërisë së ulët. Ekipet tona janë të përgatitura dhe po punojnë në vazhdimësi për të mundësuar realizimin e fluturimeve të parapara. I lusim udhëtarët që të jenë në kontakt me kompanitë ajrore përkatese në rast të vonesave apo edhe anulimeve të mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme