Nuk ka autobusë në stacion, qytetarët po presin me orë të tëra në Prishtinë

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 14:07 | Nga

Disa qytetarë tashmë më shumë se një orë janë duke pritur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për linjën për Prishtinë-Gjilan.

Siç tregojnë për “Zeri.info”, ata shprehen se nuk kanë marr asnjë informacion se do të ketë mungesë të autobusëve dhe pse po ndodh kjo.

Ndërsa sot shihet të ketë mungesë edhe të linjave tjera të rregullta dhe se për këtë shumë fëmijë, pleq po detyrohen të presin gjatë në Stacion.

Sipas këtyre qytetarëve, një punonjës i Stacionit u ka thënë se nuk është në dijeni se përse ka mungesë të autobusëve, pasi që sipas tij, autobusët është dashur që të vinë në orarin e rregullt që e kanë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme