“Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet”, pankarta në Zubin Potok pas vendimit të Kurtit

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Njësiti patrullues ka raportuar se kishte vërejtur disa pankarta të vendosura në rrugë me mbishkrimin ”Nema predaje srpska licna karta ostaje” (Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet).

Rasti siç njofton Policia ka ndodur të shtunën rreth orës 11:45 në Gazivodë të Zubin Potokut.

Po ashtu, në të njëtën ditë ishte arrestuar një person që kishte veshur xhaketën me hartën e Kosovës dhe Serbisë.

Mbishkrimi në maicën e tij ishte në gjuhën serbe me fjalët “nuk ka dorëzim”.

Të ngjashme