“Nuk ka rrugë tjetër për luftimin e pandemisë Covid-19”, vaksinohet Hysen Durmishi

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësiministri i Diasporës, Hysen Dyrmishi është vaksinuar.

Lajmin për vaksinimin e ka dhënë vet ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Përveç një fotografie të publikuar, Dyrmishi ka shkruar se nuk ka rrugë tjetër për të luftuar pandeminë Covid-19.

Shkrimi i tij i plotë:

Unë u vaksinova,
Nuk ka rrugë tjetër për luftimin e pandemisë covid -19, prandaj ju lutem shfrytëzojeni mundësinë që të vaksinoheni ju që nuk e keni bërë ende.

Ditën e sotme në raportin e publikuar nga IKShPK është bërë e ditur se janë shënuar 17 raste të vdekjes dhe 1067 infektime të reja.

Të ngjashme