Nuk mbahet protesta e paralajmëruar para Ambasadës së Gjermanisë

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 14:43 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Protesta e paralajmëruar para Ambasadës gjermane për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune, nuk është mbajtur, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia Online ka qëndruar para objektit të kësaj ambasade në orën (14:00) kur është paralajmëruar protesta, mirëpo nuk janë parë organizatorët e kësaj proteste, por vetëm njësitet të shtuara të Policisë dhe qytetarë, të cilët prisnin për viza turistike.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë javën e kaluar ka njoftuar se ka aktivizuar linkun për të aplikuar për terminë për viza pune në Gjermani, por qytetarët janë ankuar se linku për aplikim ka qenë jashtë funksionit.

Pas shqetësimeve të ngritura në opinion Ambasada gjermane ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës ka sqaruar procedurat e caktimit të terminëve për aplikim për viza.

No description available.

Të ngjashme