Nuk respektuan masat anti-Covid, dënohen 817 qytetarë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 817 tiketa trafiku për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid

Po ashtu, të dielën janë shqiptuar edhe 892 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia në statistikat e përgjithshme të publikuara bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar, kurse 22 vetëm me dëme materiale.

Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 15 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme