Nuk respektuan orën policore, dy persona në Graçanicë sulmojnë zyrtarët policor

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona në Graçanicë, të cilët kishin qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore.

Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy zyrtarë policor meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore, njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme